novembre 29, 2017

HISTORIKU

2010-Znj. Genciana Çako me iniciativën e saj personale merr kontakte me Presidenten e Aleancës Franceze të Tiranës. Ajo parashtron kërkesën për të hapur një antenë të Aleancës Franceze në Durrës. Po në këtë vit shihet hapja e antenës se parë në këtë qytet ku ambientet e saj kanë qenë brenda shkollës Marie Kaçulini.
U vendos në këtë shkollë për dy arsye: e para për të pasur lehtësira për sa i përket anës fizike të antenës që nënkupton bazën materiale, qeraja apo investime të tjera të domosdoshme, e dyta duke qenë se në atë vit Znj. Genciana Çako ishte njëkohësisht edhe drejtoreshë e asaj shkolle i jepte mundësi të menaxhonte antenën në mënyrën më të mirë të mundshme. 
Fillimi ka qenë me kushte modeste. Disponohej vetëm një klasë që funksiononte vetëm si ambiente i Antenës se Aleancës Franceze Durrës. Në fillimin e saj ka pasur një angazhim të madh nga ana e Znj.Genciana pasi kushtet ishin tepër modeste.Grupet e para që u krijuan ishin dy me pas tre, katër e kështu në rritje.Një specifike e antenes  ishte se në atë kohë përveç kurseve realizoheshin edhe shumë aktivitete kulturore. Në këtë periudhe filloi të kishte një lloj qasje ndryshe dhe nje interes me I madh I komunitetit të Durrësit ndaj Antenës se Aleancës Franceze .

 2011 -Falë ndihmës së Ambasadës Franceze u bë një trajnim me 40 mësues të rrethit të Durrësit me trajnerë të ardhur nga Franca për 5 dit me radhë nga rreth 3 orë në ditë në ambientet e Antenës Franceze të shkollës. Trajnimi ishte shumë i frytshëm duke u finalizuar me çertifikimin e këtyre mësuesëve.Kështu  alenaca u fut edhe në aktivitetin e trajnimit të mësueseve. Janë realizuar shumë trajnime gjatë kësaj periudhe.

2013-Rritja e kërkesave për kurse në aleancë e bëri të domozdoshme zgjerimin e saj.
Ajo transferohet në ambientet ku ndodhet aktualisht(L.4 Rruga Egnatia, Pallati i Papajve, Durrës 2001) 
Me ambientin e ri filloi edhe promovimi i antenës duke shtuar shanset për tu kthyer nga antenë në aleancë.

2014-Eshtë përgatitur dosja për t `u prezantuar Parisit për të marr Labelin nga Parisi në mënyrë që të merrej çertifikimi si një aleancë e vërtetë dhe jo si antenë. 

2014-2015-Ka qenë një përpjekje goxha e madhe me dokumentacione dhe përpjekje konsoliduese të gjithë veprimtarisë së aleancës. 
Kushti kryesor ishte rritja e prurjeve të të interesuarve për kurse pranë ambientit të Aleancës. Pak nga pak komuniteti u ndërgjegjësua për cilësinë dhe nivelin e shërbimeve duke shtuar kërkesat për kurse.

2015-Ishte pranimi i dosjes nga fondacioni i Parisit. Përgjigja u vonua dy vjet dhe gjatë kësaj kohe u punua si një aleancë e mirëfilltë megjithëse praktikisht vareshin nga aleanca franceze e Tiranës

2017- Vjen përgjigja pozitive nga ana e Parisit duke finalizuar me sukses të gjitha përpjekjet e bëra prej më shume se shtatë vjetësh. Ambasadorja e ambasadës franceze Christine Lagarde erdhi personalisht së bashku me ekipin e saj duke festuar inaugurimin e aleancës.